Presidenti Bajram Begaj ka uruar për ditën e shenjtërimit të Nënë Terezës. Begaj shprehet se e gjitha bota lutet për të shenjtën Nënë Tereza.
Ai thekson se Nënë Tereza i dhuroi njerëzimit shpresë atë ku mungonte, dhe bëri mirësi që bota të ndryshojë.
“Sot, e gjithë bota lutet për Shenjtën Nënë Terezë. 🙏
Si shqiptarë jemi krenarë që i dhamë botës një figurë të shenjtë e fisnike, simbol të mëshirës, dashurisë dhe kujdesit ndaj të pamundurve.
Shenjta Nënë Tereza është pjesë e shpirtit tonë kombëtar dhuruar njerëzimit për të shëruar plagë e për të sjellë shpresë aty ku mungon.
Ajo na mësoi se edhe gjestet e vogla të mirësisë kanë fuqinë të ndryshojnë botën.
Le të bëjmë çdo ditë një vepër të mirë!”, shprehet Begaj.









