Policia e Kukësit ka ndaluar Hysni Gjyriçin nga Bajram Curri, i cili u kap duke ndërtuar pa leje në zonën e mbrojtur të Parkut Kombëtar të Alpeve, në njësinë Margegaj, Tropojë.
Gjithashtu katër persona të tjerë me inicialet M. P., S. Ç., S. H. dhe R. B., po hetohen në gjendje të lirë për ndërtim pa leje në zona të ndryshme të Tropojës.
Materialet e përpilura janë dërguar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës për veprime të mëtejshme.