-sidi education-spot_img
29.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha: Rruga Qukës–Qafë Plloçë, simbol i korrupsionit qeveritar

Kryesoret

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar ashpër pas inaugurimit të rrugës Qukës–Qafë Plloçë, duke e cilësuar atë si “veprën publike ku janë vjedhur rreth 180 milionë euro”.

Në një postim në rrjetet sociale, Berisha theksoi se ndërtimi i rrugës 43 kilometra nisi në vitin 2009 me një kosto fillestare prej 73 milionë euro dhe duhej të përfundonte në 2014.

Sipas tij, për shkak të ndërhyrjeve të qeverisë pas vitit 2013, projekti u zvarrit për 16 vite dhe kostoja përfundimtare shkoi mbi 260 milionë euro.

Berisha akuzoi qeverinë “Rama” për anulimin e financimit fillestar nga Banka Islamike dhe për ndryshime të njëanshme në projekt, që sollën vonesa dhe abuzime të rënda.

Ai kritikoi ashpër edhe ministren Belinda Balluku për rolin e saj në këtë proces, duke e ironizuar me tone satirike gjatë fjalimit të tij.

Sipas Berishës, kjo rrugë është shembulli më i qartë i mënyrës si “abuzon qeveria me fondet publike dhe kohën e qytetarëve”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit