Kryeministri Edi Rama në rrjetin e tij social ka uruar ditën e shënjterimit të Nënë Terezës. Rama shprehet për Nënë Terezën si grua e shenjtë me trup të vogël e me shpirtin sa vetë bota.
“MIRËMËNGJES 🫶
dhe me këtë foto të Shën Terezës, gruas së shenjtë me trup të vogël e me shpirtin sa vetë bota, ju uroj në këtë ditë të shenjtërimit të saj mbarësi e shëndet të mirë🕊️”, shkruan Rama.