-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ekzekutimi i Kristian Kolës, vrasës me pagesë, ndiqet edhe para dy netësh

Kryesoret

Nga vrasja e 34-vjeçarit Kristian Kola janë zbuluar detaje të reja. Ai dyshohet se është ekzekutuar nga vrasës me pagesë dhe me armë silenciator. Kristian Kola ka qenë edhe me dy persona të tjerë teksa është larguar nga lokali i hotelit.

Në momentin kur dy personat e tjerë janë larguar dhe Kristian Kola do të merrte makinën e tij për t’u larguar, autorët e kanë qëlluar disa herë me pistoletë me silenciator.

Autorët kanë qenë me një motor të zi, ku njëri prej tyre e ka qëlluar 34-vjeçarin duke e vrarë në vend. Policia ka dyshime se motori me të cilin lëvizën autorët e kanë ndjekur para dy netësh në zonën e Bardhajv.

Viktima ishte pa precedentë penalë dhe ka qenë dy herë për periudha të shkurta jashtë Shqipërisë. Ndërkohë grupi hetimor vijon punën bashkë me prokurorinë për të bërë të mundur zbardhjen e plotë të ngjarjes së rëndë të ndodhur në Shkodër.

Detaje të reja nga vrasja në Shkodër, viktima sapo kishte dalë nga lokali i hotelit

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit