Një 43-vjeçar u arrestua në Tiranë, pasi ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma.
43-vjeçari Mersin Cenolli alias Ervis Cenolli me 6 maj ishte i dënuar me 5 vite e 1 muaj burgim, për pjesëmarrje në organizatë kriminale që trafikonte lëndë narkotike.
Ndërkohë Interpol Tirana po vijon procedurat në bashkëpunim me autoritetet italiane, për ekstradimin e 43-vjeçarit.









