-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Fier/ 17-vjeçarja godet me sende të forta një të mitur gjatë sherrit

Kryesoret

Një ngjarje shqetësuese ka ndodhur në Ballsh, ku një 17-vjeçare është vënë nën hetim nga policia për dhunë ndaj një 10-vjeçari.

Sipas njoftimit të Policisë së Fierit, shkak i konfliktit dyshohet të jenë motive të dobëta.

Ngjarja ndodhi më 3 shtator në lagjen “5 Shkurti”, kur 17-vjeçarja ndërhyri për të ndërprerë një konflikt mes 10-vjeçarit dhe vëllait të saj.

Por, në përpjekje për ta ndarë, ajo ushtronte dhunë ndaj të miturit, duke e kapur për fyti dhe duke e goditur me sende të forta në kokë.

Fëmija është dërguar për kontroll mjekësor në spital, ndërsa ndaj vajzës është hapur hetim penal dhe materialet janë dorëzuar në Prokurorinë e Fierit për veprime të mëtejshme.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit