-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ish-zyrtari i prokurimeve shqiptare, Krenar Gozhina arrestohet në Angli për korrupsion

Kryesoret

Krenar Gozhina, ish-zyrtar i prokurimeve publike në Shqipëri dhe i dënuar për shpërdorim detyre dhe shkelje të barazisë në tendera, është arrestuar në Canterbury, në jug të Anglisë.

Ai është dënuar me 1 vit e 6 muaj burg, por me dënim të shkurtuar duhet të vuajë 1 vit.

Gozhina u hetua nga SPAK për abuzime me tenderin e transportit të gardianëve të burgut të Lushnjës.

Arrestimi i tij u bë me kërkesë të drejtësisë shqiptare dhe po ndiqet procesi i ekstradimit, me kusht lirimi deri më 2 shkurt 2026.

Ai duhet të paraqitet tri herë në javë në stacionin e policisë dhe mban pajisje monitoruese elektronike.

Aktualisht në Londër po shqyrtohen edhe 12 kërkesa të tjera ekstradimi për shtetas shqiptarë të arrestuar në Angli.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit