Policia e Sarandës ka vënë në pranga katër persona për ndërtim pa leje në një sipërfaqe toke publike në zonën turistike të Ksamilit.
Të arrestuarit janë identifikuar si Ervis Pashaj, Robert Musej, Myqerem Muhametaj dhe Albano Avda.
Sipas autoriteteve në rrugën “Riviera” u konstatuan dy struktura të papërfunduara me blloqe betoni, të ndërtuara pa lejet përkatëse.
Ndërkohë, është shpallur në kërkim Arbert Pole, i dyshuar si organizatori dhe personi që ka punësuar të arrestuarit.