Presidenti rus, Vladimir Putin i ka bërë thirrje homologut ukrainas, Volodymyr Zelenskyt që të udhëtojë në Moskë për të zhvilluar bisedime paqeje. Putin i siguron garanci të plota sigurie Zelenskyt.
“Pala ukrainase e dëshiron dhe e ka propozuar këtë takim. Unë kam thënë se jam i gatshëm. Ju lutem, ejani. Ne do të sigurojmë kushtet e nevojshme për punë dhe për siguri”, ka shprehur Putin.
Ai ka shtuar se “Vendi më i përshtatshëm për një takim është kryeqyteti i Federatës Ruse — Moska”.








