Në Republikën Demokratike të Kongos ka shpërthyer virusi Ebola, ku si paosjë kanë humbur jetën 15 persona.
Rasti i parë i konfirmuar ishte një grua shtatzënë 34-vjeçare, e cila u dërgua në spital muajin e kaluar pas shfaqjes së simptomave si ethe, temperaturë e lartë dhe të vjella të vazhdueshme. Ajo ndërroi jetë disa orë më vonë si pasojë e dështimit të shumë organeve, theksoi ministria.
Sipas BBC, ky është shpërthimi i 16-të i virusit Ebola në këtë shtet të Afrikës Qendrore.
Autoritetet kanë bërë thirrje për zbatim të masave parandaluese, si larja e duarve në mënyrë të rregullt dhe ruajtja e distancës fizike në zonat e rrezikuara.