Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Jashtëm i Italisë, Antonio Tajani, deklaroi se e vetmja mënyrë për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë është përmes sanksioneve të forta financiare kundër Rusisë.
Gjatë një fjalimi në Forumin Teha në Cernobbio, ai theksoi se kërkesa ndaj Zelenskyt për të shkuar në Moskë do të ishte e barabartë me dorëzimin – një sinjal negativ për konfliktin.
Tajani theksoi mbështetjen e Italisë për Ukrainën, por nënvizoi se qeveria italiane e Giorgia Melonit është kundër dërgimit të trupave tokësore në front.
Italia, sipas tij, është e gatshme të presë një takim mes Putinit dhe Zelenskyt, megjithatë ky skenar nuk është marrë seriozisht nga Moska deri tani.









