Debat dhe sherr në Kuvend. Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi e ndërpreu seancën për 5 minuta pushim pas kërkesës së opozitës. Peleshi fillimisht dha fjalën për interpelancë e cila është kërkuar me ministrin e Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja.
Ndërkohë kreu i PD Sali Berisha kërkoi fjalën duke bllokuar foltoren. Bllokimi erdhi pasi Peleshi i tha se nuk ka të drejtë fjale. Teksa po replikonin opozita kërkoi 5 minuta pushim dhe Peleshi e miratoi.









