-sidi education-spot_img
29.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

18-vjeçarja italiane kallëzon përdhunim në Durrës, arrestohet 26-vjeçari

Kryesoret

Një ngjarje e rëndë po hetohet nga policia e Durrësit pas kallëzimit të një 18-vjeçareje italiane, e cila deklaroi se është përdhunuar në orët e para të 5 shtatorit në një zonë plazhi në lagjen nr. 13, përballë një hoteli.

Vajza rrëfeu se ishte ndarë për pak kohë nga grupi me të cilin po kalonte mbrëmjen dhe ishte ulur në një shezlong, kur një 26-vjeçar iu afrua dhe e sulmoi.

Ajo tha se tentoi të mbrohej, por pas rezistencës së saj, ai e përdhunoi dhe më pas u largua. Mjekësia ligjore konstatoi shenja të dukshme dhune.

Policia arrestoi në flagrancë Leonardo Prezën, i njohur për precedentë penalë si armëmbajtje pa leje dhe vjedhje. Ai pranoi marrëdhënien me vajzën, por pretendoi se ka qenë me pëlqim.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit