Mbrëmjen e djeshme një aksident i rëndë ka ndodhur në fshatin Dukat Fushë, ku janë përfshirë dy automjete, një Audi dhe një mjet tip Fiat.
Nga përplasja kanë mbetur të plagosur 4 persona, prej të cilëve 2 ndodhen në gjendje të rëndë.
Dyshohet se shkak ka qenë shpejtësia e lartë dhe humbja e kontrollit nga një prej drejtuesve të automjeteve. Ndërsa policia po heton për rrethanat e aksidentit.









