Ambasada e SHBA-së njoftoi në rrjetet sociale se koncerti i planifikuar për të dielën në orën 19:00 në Durrës, i organizuar nga anija USS Mount Whitney, është anuluar pa dhënë një arsye konkrete.
Qytetarët janë ftuar të jenë të vëmendshëm për njoftime të mëtejshme lidhur me aktivitetet që mund të zhvillohen gjatë qëndrimit të anijes në portin shqiptar.
Në pritjen zyrtare për mbërritjen e USS Mount Whitney në Durrës, e cila ishte planifikuar të merrnin pjesë figura të larta të shtetit dhe ambasadës, përfshi Kryeministrin dhe Ministrin e Mbrojtjes, nuk pati përmendje për aktivitetet e anulura.