Drama mes Arbenitës dhe Feros po thellohet çdo ditë. Pas deklaratave të forta të modeles, ku akuzon ish-bashkëshortin për dhunë psikologjike dhe fizike, në skenë del edhe një vajzë që pretendon të jetë motra e Feros vajzë biologjike e babait të tij. Ajo i shkruan Arbenitës se historia e dhunës po përsëritet brez pas brezi në familjen e reperit.
Arbenita ndau mesazhin me komentin: “Si babai, ashtu edhe i biri… Një familje vërtet e sëmurë.”
Nga ana tjetër, Fero reagoi ashpër, duke e akuzuar Arbenitën për shpifje dhe, më tej, për “vrasjen e babait të saj”, duke kujtuar se ai vdiq në të njëjtën ditë kur ajo solli në jetë vajzën e tyre. Ai e quajti këtë “shenjë nga Zoti”.
Përplasjet publike mes çiftit dikur të njohur po marrin përmasa gjithnjë e më personale, me përfshirje familjare dhe akuza të ndërsjella që kanë tronditur rrjetin.









