-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Farage: Do të ha drekë me Ramën, mund të marr me vete një avion me emigrantë të dënuar

Kryesoret

Deputeti britanik Nigel Farage ka konfirmuar se do të takohet me kryeministrin shqiptar Edi Rama pas disa javësh, për të diskutuar çështjen e emigrantëve shqiptarë të paligjshëm në Britani.

Në një takim në Birmingham, Farage deklaroi se do të deportojë të gjithë të huajt që përbëjnë rrezik për sigurinë kombëtare, duke përfshirë edhe shqiptarë të dënuar.

Ai tha me ironi se mund të shkojë në takim me një avion të mbushur me emigrantë të dënuar.

Farage premtoi ndalimin e varkave me emigrantë dhe deportime masive nëse vjen në pushtet.

Deklaratat e tij kanë shkaktuar debat, pasi fillimisht tha se do të deportojë edhe femrat azilkërkuese në vende si Afganistani, por më pas e korrigjoi veten, duke shtuar se vendimet për fëmijët do të shqyrtohen me kujdes.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit