Një 27-vjeçar është arrestuar në pikën kufitare të Morinës, pasi tentoi të hynte në Shqipëri ndërkohë që ishte shpallur në kërkim nga autoritetet gjermane.
Nga veprimet e kryera 27-vjeçari me iniciale S.M., banues në Kosovë rezultoi se ai ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata lokale e Mynihut kishte nxjerrë ndaj tij urdhër-arrest ndërkombëtar, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Mashtrimi”, me maksimum dënimi deri në 10 vjet burg.
Ndërkohë Interpol Tirana, në bashkëpunim me homologët në Gjermani, vijon procedurat për ekstradimin e 27-vjeçarit.