Një 18-vjeçare shtetase e huaj ka raportuar në orët e para të së premtes në Durrës se është abuzuar seksualisht me dhunë nga 26-vjeçari Leonard Preza.
Sipas policisë, Preza, i cili ka precedentë për vjedhje dhe armëmbajtje pa leje, fillimisht tentoi t’i shiste lëndë narkotike vajzës, e më pas e ftoi në zonën e shezlongëve pranë bregdetit ku ndodhi ngjarja e rëndë.
Preza, baba i tre fëmijëve, është arrestuar dhe akuzohet për “kryerje të marrëdhënieve seksuale me dhunë me të mitur”, e cila parashikon 7-15 vite burg. Hetimet vijojnë për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë.
18-vjeçarja italiane kallëzon përdhunim në Durrës, arrestohet 26-vjeçari