Forcat RENEA kanë arrestuar 38-vjeçarin Elldi Nure pasi ka rahuar gardianin e burgut të Fierit së bashku edhe me të tjerë.
Në muajin mars 2025, Gjykata e Fierit i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Goditja për shkak të detyrës”, kryer në bashkëpunim. Në qershor policia arrestoi M.P dhe ka spallur në kërkim dy të tjerët A. M., dhe E. R.
Ndërsa materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.