Presidenti i SHBA-së, Donald Trump nënshkroi të premten një urdhër ekzekutiv që e riemërton Departamentin e Mbrojtjes në “Departamenti i Luftës”.
Trump e firmosi urdhrin në një ceremoni në Zyrën Ovale.
“Mendoj se është një emër shumë më i përshtatshëm, veçanërisht duke pasur parasysh ku ndodhet bota sot. Ne kemi ushtrinë më të fortë në botë,” tha Trump përpara se të nënshkruante urdhrin.
Departamenti i Luftës, siç quhej dikur, u krijua nga Presidenti George Washington në themelimin e ushtrisë amerikane. Në vitin 1949, si pjesë e një riorganizimi të gjerë të ushtrisë nën Presidentin Harry Truman, emri u ndryshua.