Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se ka shndërruar Shqipërinë në një “narkoshtet” dhe në një burim lajmesh të zeza për Evropën.
Në një reagim në rrjete sociale, Berisha tha se kartelët shqiptarë të drogës janë të lidhur me Ramën dhe kanë trafikuar dhjetëra ton kokainë.
Ai shtoi se Shqipëria po përmendet gjithnjë e më shumë si eksportuese e ushqimeve të helmuara nga pesticide kancerogjene dhe akuzoi qeverinë për mungesë të plotë kontrolli mbi sigurinë ushqimore.
“Po ato fruta e perime që jashtë gjenden të helmuara, konsumohen në Shqipëri pa asnjë kontroll,” tha Berisha, duke shtuar se qytetarët shqiptarë janë lënë të pambrojtur përballë mafies së ushqimeve.
/5pyetjet.al









