Mbrëmjen e djeshme një person është vrarë me breshëri plumbash brenda automjetit të tij në Llapashticë të Podujevës.
Viktima është identifikuar si Bashkim Spahiu banues në fshatin Gllamnik. Ai është qëlluar për vdekje me 10 plumba teksa po qëndronte brenda automjetit të tij.
Policia e Kosovës ka identifikuar autorin Arbër Havolli dhe po vijon hetiet për zbardhjen e motivit të krimit.