Sherri mes dy familjeve ka ndodhur në lagjen nr. 15 të qytetit të Durrësit pranë Spitallës. Anëtarët e dy familjeve që banojnë pranë njëri-tjetrit janë përfshirë në një konflikt të dhunshëm ku janë përdorur dhe armët e ftohta.
Si pasojë njëri prej të cilëve i plagosur me thikë, teksa tjetri është goditur me mjete të forta.
Policia është vënë në ndjekje të një personi, teksa po punon njëkohësisht dhe për zbardhjen e ngjarjes.