-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kurti: Opozita voton me zell kundër Albulenës, por s’guxon të votojë kundër Listës Serbe

Kryesoret

Albin Kurti në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshme të Lëvizjes Vetëvendosje, pasi u propozua për kryeministër foli rreth programit të qeverisë së re.

Kurti tha se në mandatin e ardhshëm një nga pikat kyçe të qeverisjes do të jetë marrja e statusit të vendit kandidat për në BE. Ai u shpreh se partitë opozitare votojnë me zell kundër Albulena Haxhiut, por sipas tij nuk guxojnë të votojnë kundër Listës Serbe.

“Marrja e statusit të vendit kandidat në BE do të jetë një nga pikat kyçe tona. Do të zgjerojmë marrëdhëniet dypalëshe me vendeët mos njohëse, veçanërisht ato në NATO. Synimi është që deri në 2030 vendi ynë të ketë mbyllur të gjithë grupkapitujt e integrimit, drejt anëtarësimit në BE.

Gjykata Kushtetuese po funksonon si një hije politike e opozitës ndaj Vetëvendosjes. Kam dilemë nëse është më shumë absurde apo e dëmshme kjo masë e Kushtetueses. Ne donim marrëveshje politike, ndërsa opozita orë e çast te Gjykata Kushtetuese. Nuk është hera e parë që Kushtetuesja dëmton procese të rëndësishme për qytetarët e vendit. Partitë opozitare votojnë me zell kundër Albulenës, por nuk guxojnë të votojnë kundër Listës Serbe. Sot vuajmë nga kaosi i informacionit. Terri informativ është zëvendësuar me një mjegull informative në kushtet e lirisë”, tha Kurti.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit