Albin Kurti u votua unanimisht për mandat si kryeministër i Kosovës. Kurti gjatë prezantimit të programit të qeverisë së re u ndal edhe tek Gjykata Kushtetuese.
Ai tha se Kushtetuesja është vonuar nga 1 muaj e gjysmë për trajtimin e ankesave të AAK-së, PDK-së e LDK-së.
“Nuk është hera e parë që Gjykata Kushtetuese vonon, zvarrit, pengon dhe qëllimshëm dëmton procese të dobishme për qytetarët e Republikës sonë. Në 8 raste me vendimet e tyre kanë penguar nisa reformuese qëllimmira të qeverisë duke i shpallur ato si antikushtetuese, në plot herë vendimmarrja e tyre ka vonuar mbi 1 vit. Një herë të vonojnë e pastaj të rrëzojnë. E nëse e llogarisim mesataren e tyre Kushtetuesja është vonuar 329 ditë, afërissht 11 muaj për një vendim të vetëm, ndërsa qeveria jonë vetëm në mbledhje të qeverisë ka miratuar 2 mijë e 349 vendime për këtë mandate, pra mbi një vendim në ditë e Kushttuesja ka nevojë afërsisht 329 ditë për një vendim të vetëm. Ne si qeveri kemi marrë më shumë se një vendim në ditë, e ata më shumë se 11 muaj për një vendim. E kur e marrin atë vendim, është vendim zakonisht i mbrapshtë e ne i kemi të gjitha këto vendime të mira. A po e kuptoni pse e kemi Gjykatën Kushtetuese të këtillë si është ndërmjet mandatit që s’po përfundon dhe mandatit që s’po nisë.”, u shpreh Kurti.









