Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, gjatë një konference për shtyp komentoi marrëdhëniet midis Greqisë dhe Shteteve të Bashkuara pas rizgjedhjes së Donald Trump si president.
Ai theksoi se Athina ka një bashkëpunim shumë të mirë me administratën amerikane, duke theksuar se ka punuar vetë me presidentin Trump gjatë mandatit të tij të parë.
Megjithatë, Mitsotakis shprehu shqetësim për vonesën e mbërritjes së ambasadores së re amerikane në Greqi, Kimberly Guilfoyle. Ai sqaroi se kjo vonesë është pasojë e procedurave të brendshme në Senatin dhe Kongresin amerikan, por nuk pritet të ndikojë në marrëdhëniet mes dy vendeve.
“Greqia historikisht ka pasur marrëdhënie shumë të mira, si me demokratët, ashtu edhe me republikanët,” tha Mitsotakis, duke shtuar se marrëdhëniet mes Athinës dhe Uashingtonit mbeten të forta dhe stabile.








