Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç ka folur për protestat në Novi Sad. Vuçiç deklaroi se protestuesit në Novi Sad janë “plehra më e keqe në Europë”.
Ai tha se ata do të ndiqeshin penalisht në përputhje me ligjet e Republikës së Serbisë. Gjithashtu u shpreh se 11 oficerë policie janë plagosur.
“Shkoni dhe shkatërroni vendet tuaja. Mos e shkatërroni Serbinë. Ju plehra. Dhe ju nuk jeni as plehra, jeni më keq se kaq. Kaq kam për t’ju thënë. A kemi frikë? Aspak. Unë e respektoj Ursula von der Leyen. Unë e respektoj Antoni Kostën. Dhe këta plehra nga Partia e Gjelbër Europiane, plehra më e keqe në Europë që erdhi në Novi Sad, sonte për të mbështetur këtë dhunë, duhet t’u them vetëm se do të ndiqen penalisht në përputhje me ligjet e Republikës së Serbisë. Dhe asgjë më shumë se kaq. Asgjë më pak, por asgjë më shumë”, tha Vuçiç.









