Rusia gjatë natës ka sulmuar Kievin, ku humbën jetën tre persona mes tyre një foshnje.
Në lidhje me sulmin ka reaguar në Telegram, presidenti Volodymyr Zelensky, i cili thotë se kraina është goditur nga më shumë se 800 dronë, si dhe 13 raketa, katër prej të cilave raketa balistike.
“Vrasje të tilla, tani që diplomacia reale mund të kishte nisur prej kohësh, janë krime të qëllimshme dhe zgjatje e luftës.”, shprehet Zelensky.
Ai thekson se vetëm presioni ndërkombëtar mund t’i japë fund agresionit rus.
“Bota mund t’i detyrojë kriminelët e Kremlinit të ndalojnë vrasjet. Gjithçka që duhet është vullneti politik.”, nënvizon Zelensky.
Rusia sulmon Kievin, 18 të plagosur dhe tre të vrarë, mes tyre një foshnje