Në orët e para të mëngjesit në fshatin Prekal janë djegur dy automjete tip “Benz” dhe “Range Rover”, në përdorim nga E. N., 35 vjeç.
Automjetet kanë qenë të parkuara në rrugë, në afërsi të banesës së tij.
Ndërkohë grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe të shkakut të rënies së zjarrit.









