Zinedin Zidan shihet si kandidati kryesor për të zëvendësuar Didier Deschamp në krye të Francës pas përfundimit të Botërorit 2026, pasi trajneri aktual nuk do të rinovojë kontratën.
Megjithatë, përpara se të marrë drejtimin e kombëtares, Zidan po konsideron rikthimin në pankinën e një klubi.
Sipas mediave ndërkombëtare, ai ka zhvilluar bisedime me Fenerbahçen, që kërkon trajner pas shkarkimit të Jose Mourinho-s.
Presidenti i klubit, Ali Koç, ka treguar se preferonte Luçiano Spaletin, i cili refuzoi ofertën duke njoftuar se do të bëjë pushim këtë sezon.








