Një atentat me armë zjarri ka tronditur qytetin e Shkodrës në orët e para të ditës së hënë, pikërisht në ditën e parë të vitit të ri shkollor.
Ngjarja ndodhi pranë Bashkisë së Shkodrës, në një lokal të frekuentuar në qendër të qytetit.
Persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar me kallashnikov drejt Ergen Vasoi cili dyshohet se ishte objektivi i atentatit.
Vaso ka mbetur i plagosur, ndërsa nga të shtënat kanë mbetur të goditur edhe dy persona të tjerë që ndodheshin rastësisht në zonë.
Viktimë ka mbetur Armando Pali, i cili nuk ka pasur lidhje me ngjarjen.
Gjithashtu, është plagosur edhe një grua e cila po ashtu ndodhej aty në lokal.
Zona ka qenë e mbushur me qytetarë për shkak të nisjes së vitit të ri shkollor, duke e bërë situatën edhe më të rrezikshme dhe kaotike.
Forca të shumta policie kanë rrethuar vendin e ngjarjes dhe po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve.