-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kushtetuesja reagon pas deklaratave të VV-së: Të ruhet pavarësia e Gjykatës, asnjë parti politike nuk mund të ndërhyjë

Kryesoret

Gjykata Kushtetuese ka reaguar pas akuzave që Lëvizjha Vetëvendosëse ka thënë dje në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm. Kushtetuesja i ka quajtur këto deklarime si të pamatura. Ajo thotë se pavarësia e Gjykatës Kushtetuese nuk është privilegj i gjyqtarëve të saj, por është themel i shtetit të së drejtës.

“Pavarësia dhe paanshmëria e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës janë të mbrojtura me Kushtetutë, dhe asnjë institucion, parti politike apo individ nuk mund të ndërhyjë në punën e saj. Çdo përpjekje për të ushtruar presion mbi gjyqtarët kushtetues përbën cenim të parimit themelor të ndarjes së pushteteve dhe minon besimin e qytetarëve në sundimin e ligjit dhe në vetë demokracinë.”, thuhet në reagim.

Gjithashtu thuhet edhe se “Vendimet e Gjykatës Kushtetuese bazohen ekskluzivisht në Kushtetutën e Republikës së Kosovës, në praktikën e saj gjyqësore, si dhe në standardet ndërkombëtare për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut. Rrjedhimisht, çdo deklaratë që tenton të relativizojë apo paragjykojë vendimet e Gjykatës Kushtetuese është jo vetëm e papërgjegjshme, por edhe e dëmshme për zhvillimin demokratik të vendit.”

Në fund Gjykata ka apeluar që të gjitha palët të respektojnë pavarësinë e saj dhe të përmbahen nga deklaratat që cenojnë integritetin e gjyqtarëve dhe vendimmarrjen e tyre të pavarur.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit