Kryetari i PD-së, Sali Berisha u shpreh sot se disa prej personave që janë përfshirë në masakrën e sotme në Shkodër janë qenë në fushatë me Edi Ramën në zgjedhjet e 11 Majit.
“Disa prej këtyre ishin aktivë në fushatën e Ramës. Thuhet. Unë nuk merrem, secili ka të drejtë të ketë bindjet e tij, por përdorimi i krimit për qëllime elektorale është ajo që kemi thënë, kartelet janë përdorur për qëllime elektorale dhe tashmë janë sundimtarë të Shkodrës.
Breshëri në kafene. Plagoset rëndë kamarierja, uroj të shpëtojë. Janë banda të lidhura me shtetin” tha Berisha.








