-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Meta në burg, avokati Kujtim Cakrani: Turp i madh! Ne vazhdojmë…

Kryesoret

Gjykata e Apelit të Posaçëm ka rrëzuar kërkesën e ish-Presidentit Ilir Meta, lidhur me ankimimin e bërë kundër masës së sigurisë “arrest në burg”. Gjykata vendosi të lërë në fuqi masën e sigurisë së dhënë më herët nga Shkalla e Parë, duke lënë Metën në qeli.

Avokati Kujtim Cakrani e cilësoi vendimin e Apelit për të lënë Ilir Metën në burg si të paracaktuar dhe politik. “U bë vetëm miratimi i vendimit të Shkallës së Parë. Ne nuk prisnim asgjë tjetër nga kjo gjykatë. Do të vazhdojmë me kërkesat tona ligjore. Nesër do të paraqesim një tjetër kërkesë për revokimin e masës së sigurisë, pasi çështja është tashmë përpara gjyqtarit të seancës paraprake.

Ne do të vazhdojmë, sepse nuk është e pranueshme që një ish-President, ish-Kryeministër dhe ish-Kryetar Kuvendi të mbahet në paraburgim. Kjo është një nga turpet më të mëdha që po ndodh sot në Europë. Nuk ka asnjë president tjetër në kontinent që të mbahet në qeli për akuza të pretenduara, që dyshohet se kanë ndodhur dekada më parë” tha ai. 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit