Dy persona Rodriko Elezi dhe Aldo Dubraku janë arrestuar nga Policia e Durrësit pas një konflikti për motive të dobëta, gjatë të cilit ata plagosën rëndë dy individë.
Aktualisht M. D. dhe A. E. po marrin kujdes mjekësor në spital.
Në njoftimin e Policisë, bëhet e ditur se janë arrestuar Rodriko Elezi 22 vjeç dhe Aldo Dubraku 23 vjeç, për veprat penale plagosja e rëndë me dashje dhe prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 15, spitallë, ku M. D. dhe A. D. (babë e bir) janë konfliktuar me A. E. dhe R. E. (po ashtu babë e bir).
Sipas hetimeve gjatë përplasjes R. E. ka goditur me thikë M. D., ndërsa A. D. ka goditur me grushte A. E., duke i shkaktuar dëmtime në fytyrë.
Të dy të plagosurit po marrin trajtim mjekësor në spital.