-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Sylvinho: Broja dhe Asani në gjendje të mirë, po vetëm njëri mund të luajë

Kryesoret

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Silvinjo gjatë konferencës për shtyp u shpreh se Armando Broja dhe Jasir Asani janë në formë optimale, por vetëm njëri prej tyre mund të jetë në fushë.

Ndërkohë ditën e nesërme në orën 20:45 do të luhet ndeshja mes Shqipërisë dhe Letonisë, e vlefshme për kualifikueset e Botërorit.

“Asani dhe Broja janë shumë mirë. Në gjendje optimale. Janë lojtarë ndryshe në karakteristika, por shumë të mirë. Kanë besimin tim dhe më pëlqejnë. Ndoshta njëri prej tyre mund të startojë.

Ndaj Anglisë kemi bërë mirë. Ndaj Andorrës kemi pasur performancë dhe rezultat të mirë. Ndaj Serbisë kishim lojë, por jo rezultatin. Në ndeshjen e fundit ndaj Letonisë nuk më pëlqeu pjesa e parë. Në raste kur do të shkosh në Botëror, janë gabime që i paguan shtrenjtë.
Është një ndeshje kyçe. Çdo ndeshje është shumë e rëndësishme për Botërorin. Edhe ndeshja në Riga ishte po ashtu. Është një ndeshje e vështirë. Duhet të përgatitemi mirë. Jemi një. Duhet të futemi në fushë dhe të marrim fitoren. Edhe pse ka pak presion është ndeshje e rëndësishme.

Julian Shehu është një lojtar shumë i mirë. E dimë si luan tek ekipi i tij, ndërsa atje vendos trajneri i tij, ndërsa këtu vendosim ne. Na ka ndihmuar shumë në ekip dhe mund të them se është një djalë i shkëlqyer”, u shpreh Silvinjo.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit