Ditën e premte me 12 shtator në orën 10:00 do të mblidhet Kuvendi. Në lidhje me këtë ka reaguar kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, i cili ironizon presidentin Bajram Begaj.
Bardhi shprehet se Shqipëria nuk ka president, por ka ministër të Ramës në Presidencë.
“Shqipëria nuk ka President të Republikës, por një ministër të Ramës në Presidencë, që firmos çdo gjë që urdhëron Taulant Balla. Çfarë turpi, çfarë niveli mediokër”, shkruan Bardhi.









