Arrestohet autori i vrasjes në Shkodër. Armando Pali dhe Eugen Vaso ishin ulur së bashku në një tavolinë në lokalin ngjitur me bashkinë. Një person i armatosur ka hyrë brenda lokalit duke hapur zjarr drejt tyre.
I vdekur ka mbetur Armando Pali dhe i plagosur Eugen Vaso, alias Erogen Brajoviç, i cili është vëllai i Denis Brajoviç, pjesë e grupit Bajri. Paraprakisht, raportohet se autori është arrestuar.
Killeri u fut në lokal dhe hapi zjarr, si u vra Armando Pali në Shkodër (Dinamika)









