Shkodra është tronditur sërish nga një krim i rëndë me armë zjarri në mes të qytetit, ku dy persona kanë mbetur të vrarë dhe dy të tjerë janë plagosur. Viktima e parë atentatit është Armando Pali, ish-anëtar i Këshillit Bashkiak dhe punonjës i Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IKMT) në Shkodër.
I dyti Geridon Kraja vdiq në spital si pasojë e plagëve. Autori i dyshuar është identifikuar si Rakip Gila, i cili është arrestuar nga forcat e Policisë. Ai dyshohet se ka përdorur një motor për të lëvizur drejt vendit të ngjarjes, ku është afruar pranë objektivëve të atentatit dhe ka qëlluar me breshëri armësh.