-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Fitoret ndaj Gjibraltarit dhe Letonisë ndihmojnë Shqipërinë të ngjitet në renditjen e FIFA-s

Kryesoret

Fitoret e arritura nga Shqipëria në miqësoren me Gjibraltarin dhe ndeshjen kualifikuese me Letoninë kanë ndihmuar skuadrën kuqezinj të ndalë trendin negativ në renditjen botërore të FIFA-s.

Falë këtyre rezultateve pozitive në vitin e fundit, Shqipëria arriti të ngjitet nga vendi i 68-të në të 67-in në klasifikim, duke kaluar përsëri Gjeorgjinë.

Ky progres vjen pas periudhës së vështirë në fund të vitit 2022, kur trajneri Silvinjo mori drejtimin e ekipit pas një serie ndeshjesh me vetëm një fitore.

Një tjetër zhvillim i rëndësishëm pas ndeshjeve të shtatorit është avancimi i përfaqësueses së Kosovës, e cila falë fitores ndaj Suedisë ka arritur pozicionin e 91-të në renditje, duke iu afruar gradualisht skuadrave kryesore në Europë dhe duke u afruar vetëm 24 vende larg Shqipërisë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit