-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Hysaj: Fitorja me Letoninë na mban ëndrrën gjallë

Kryesoret

Kombëtarja shqiptare fitoi me rezultat 1-0 ndaj Letonisë, në ndeshjen e vlefshme për kualifikueset e Botërorit.

Mbrojtësi Elseid Hysaj u shpreh i lumtur për triumfin. Ai theksoi nevojën për të përmirësuar qartësinë dhe efikasitetin në ndeshje të tilla vendimtare.

“Është një ndeshje shumë e rëndësishme dhe duhej fitorja me se s’bën për të pasur ëndrrën akoma në kokë. Jam shumë i lumtur që fituam edhe pse ishte një ndeshje me lodhje si mendore ashtu edhe fizike. Këto ndeshje duhet që t’i mbyllim shumë më shpejt se sa 1-0. Unë e kuptoj Brojën se çfarë lojtari është dhe përpiqem që ta vendos në potencial të plotë. Nuk mundemi më që të luajmë 1-0 sepse të gjitha skuadrat kanë ndryshuar, duhet të kalojmë 2-0 sepse mund të ndryshojë loja në minutat e fundit dhe duhet që të bëjmë më shumë. Të barazosh në Beograd është një ëndërr për mua. Po fitova atë ndeshje do të ishte dita më e bukur e jetës sime”, tha Hysaj.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit