Në atentatin që ndodhi në Shkodër humbën jetën Armando Pali dhe Liridon Kraja, ndërsa u plagosën rëndë Brajoviçi dhe kamarierja 25-vjeçare Meri Kacerri.
I plagosuri Erogen Vaso Brajoviç është marrë përsëri në pyetje nga hetuesit dhe ka treguar se po pinte kafen e mëngjesit kur pa një persona me skafandër në kokë dhe armë.
“Në atë moment”, deklaroi Erogen Vaso Brajoviç, “u ngrita dhe u largova me vrap”.
Ai theksoi se autori i masakrës, i dyshuar si Ragip Gila e ndoqi nga pas duke e qëlluar. Gjithashtua ai ka mohuar të kishte njohje me autorin apo ndonjë konflikt të mëparshëm.
Ndërsa përsa i përket marrëdhënies së tij me fisin Bajri, Vaso pranoi se ka miqësi me ta, por u shpreh se nuk është i përfshirë në ngjarje kriminale.