Kryetari i PD-së, Sali Berisha deklaroi sot se Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë dhënë dy goditje Edi Ramës. Së pari, sipas tij me mos njohjen e zgjedhjeve dhe së dyti me vendimin për goditjen e karteleve, që sipas ish-kryeministrit ndodhen edhe në Shqipëri.
“Qeveria e SHBA ka vendosur që të mos urojë zgjedhje jo të lirë, të urojë vetëm zgjedhje të lirë. Kjo është direktiva e zotit Trump. Ata u përgjigjën, “zgjedhjet nuk ishin të lira dhe nuk urojmë”.
LIVE-Sali Berisha po merr vendimin për aksionin kundër Ramës
Zhvillimi i dytë pozitiv është që kartelet elektorale janë bërë shqetësim edhe për SHBA-në. Ka një dokumentim të plotë të veprimtarisë së partisë shtet, përdorimit të të gjitha resurseve” tha ai.