Ministrja e Mbrojtjes së Lituanisë, Dovile Sakaliene ka reaguar sot pas raportimeve për rrëzimin e disa dronëve rusë në territorin e Polonisë, duke e cilësuar këtë një përshkallëzim serioz të situatës në kufirin lindor të NATO-s.
“Po e them troç: ky është një përshkallëzim i situatës, sepse numri i dronëve që hyjnë në territoret e vendeve të NATO-s po rritet dhe ka të ngjarë të vazhdojë të rritet”, tha Sakaliene gjatë fjalës së saj në Parlamentin e Lituanisë.
Ajo theksoi se mbrojtja e kufirit lindor të Aleancës nuk është vetëm përgjegjësi e vendeve kufitare, por e të gjithë NATO-s si një trup i vetëm.








