-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

MPJD thirrje qytetarëve: Shmangni udhëtimet nëpërmjet Serbisë

Kryesoret

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës që të shmangin udhëtimet nëpërmjet territorit të Serbisë.

Ky paralajmërim vjen pas arrestimeve të fundit nga autoritetet serbe. Gjithashtu ministria ka bërë thirrje edhe për reagimi nga bashkësia ndërkombëtare ndaj këtyre arrestimeve.

“MPJD gjithashtu nënvizon nevojën urgjente për reagim nga ana e Bashkësisë Ndërkombëtare ndaj praktikave represive të autoriteteve serbe, të cilat bien ndesh me parimet themelore të së drejtës ndërkombëtare dhe me konventat ndërkombëtare për të drejtat e njeriut.

Rritja e rasteve të ndalimeve dhe maltretimeve të qytetarëve të Republikës së Kosovës nga autoritetet serbe përbën shkelje të frymës së dialogut dhe të marrëveshjeve të nënshkruara mes dy palëve”, thuhet në reagimin e MPJD-së.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit