Protestat në Francë kanë sjellë trazira të mëdha, ku qytetarët dhe policia kanë pasur përplasje mes tyre. Gjithashtu policia ka hedhur gaz lotësjellës për të shpërndarë turmën e protestuesve.
Ndërsa protestat sot “Blloko gjithçka” pritet të ndërpresin transportin dhe shërbimet thelbësore në shenjë proteste ndaj masave shtrënguese të qeverisë.
Në protestë është njoftuar se do të marrin pjesë më shumë se 100 000 pjesëmarrës, ku do të vazhdojnë nga bllokime rrugësh deri te tubime proteste. Ndërsa rreth 80,000 oficerë policie dhe xhandarmërie do të vendosen në të gjithë Francën.








