-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shqipëria fitoi ndaj Letonisë, Sylvinho: Jam krenar për djemtë

Kryesoret

Trajneri i Kombëtares, Silvinjo ka deklaruar pas ndeshjes ndaj Letonisë se në fund ishte pak i shqetësuar. Slivinjo i përgëzoi futbollistët për lojën dhe u shpreh krenar për lojtarët që vijnë tek Kombëtarja.

“Broja ka bërë një ndeshje shumë të kompletuar, nuk më shqetëson. Nuk më shqetëson nëse shënon apo jo. Ka bërë një ndryshim të rëndësishëm klubi, ka jetën para, vjen nga një dëmtim i vështirë. Ai është i lartë, i fortë, Shpresoj të shfrytëzojë minutat, do vijë momenti i tij, duhet të punojë për ekipin. Ka bërë shumë mirë sot.

Mendoj se kemi bërë mirë 60 minuta, pastaj e dimë se ndodh me Letoninë. Nuk e di pse, edhe me Serbiën ishte e njëjta gjë. Ata mbeten gjithmonë në lojë, mbeten 15-20 minuta dhe nuk hapen. Kjo solli pak shqetësimin për të pësuar gol, edhe unë isha shumë i shqetësuar. Ne kemi bërë një ndeshje të mirë, Manaj ishte gati, fizikisht i gatshëm, Broja gjithashtu, Bajrami më pak, vrapoi shumë. Ai bëri një hibrid mes linjave. Jam i lumtur për të gjithë. Mendoj se 20-25 minutat e fundit, ishte e vështirë se ata me 2-3 topa në zonë ishte e vështirë të mbronim.

Sulmi është pjesa më e vështirë e lojës, në 30 metrat e fundit. Futbolli ka ndryshuar, hapësirat janë mbyllur, nuk është e thjeshtë, mbrohen të gjithë shumë mirë, por jam krenar për të gjithë sulmuesit. Vjen momenti i Manajt, Brojës, Dakut, Hoxhës, Asanit. Kemi Bajramin e Asanin me 6 gola, Manaj me 4 në dy vite e gjysmë. Nuk është e thjeshtë. Them se në të ardhmen do të gjejmë më shumë gola, e rëndësishme është të krijojmë raste, po bëjnë mirë dhe goli do vijë.

Një ndeshje e vështirë, jo e thjeshtë, kemi bërë mirë. Kemi bërë 10 ditë me djemtë, një raport shumë i mirë me të gjithë, jam krenar për 10 ditë shumë të bukura për të ardhur e fituar një ndeshje shumë të vështirë. Falënderoj Bushin se kam lojtarë nga Shpresat, vijnë me dëshirë, të edukuar, me dëshirë për të bërë shumë mirë. Jam krenar për lojtarët që vijnë te ne. Kombëtarja e kam thënë që është e hapur. Pastaj është ndeshje e rëndësishme për të qëndruar në garë.

Bushi të Kombëtarja A? Po, bashkë me Bulkun janë në rrugën e duhur, njerëz me mendje të hapur si ne, pse jo. Mund të them për Bulkun që është një nga asistentët tanë”, tha Silvinjo.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit