Presidenti amerikan, Donald Trump ka reaguar pas sulmit izraelit në Katar. Trump deklaroi se është i pakënaqur nga ky sulm dhe nuk i pëlqen situata që është krijuar.
“Nuk jam i kënaqur, aspak. Nuk më pëlqen e gjithë situata, nuk është e mirë. Por do të them këtë, ne dëshirojmë lirimin e pengjeve, megjithatë nuk jemi të kënaqur se si shkuan gjërat. Nuk surprizohem për asgjë, veçanërisht kur vjen puna për Lindjen e Mesme. Mund të ju them se nuk jam aspak i lumtur për sulmin”, deklaroi Trump.
Më pas Trump është pyetur nga gazetarët që nëse ekipi i tij ishte informuar për sulmin. Trump u përgjigj në mënyrë të prerë “Jo”.